“Mini-Shengeni” po bëhet për të mbuluar dështimet e mëhershme të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe mes Kosovës dhe Serbisë. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë në 107 vjetorin të pavarësisë së Shqipërisë, do të mbajë marsh për bashkim të kauzave shqiptare drejt bashkimit kombëtar.

Ata kërkojnë largim të taksës në rrugën e kombit dhe bashkim doganor për një treg të përbashkët mes dy shteteve shqiptare.Drejtori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi në një intervistë jep detaje mbi formën e marshit, masivitetin e tij dhe kundërshtimin e këtij marshi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Teksa u shpreh kategorik kundër pretendimeve për formimin e një mini-shengeni ballanik.

“Ne do të organizojmë një marsh paqësor qytetarë me datën 28 nëntor në orën 12:00, prej monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu deri tek Adem Jashari. Ne e kemi bërë të qartë në thirrjen tonë se përmes këtij marshi dëshirojmë së pari të bëjmë një për bashkim të kauzave … Njëra nga kërkesat në fakt që ne kemi në lidhjen me marshimin që do të bëjmë, është heqja e taksës në rrugën e kombit që e pengon integrimin e mëtejshëm integrimin kombëtar. Prandaj, besojmë që çështja kombëtare nuk është thjeshtë e çështjeve të simboleve, por është një projekt i përbashkët që i për bashkon kauzave dhe për bashkon kombin me hapa integrues drejt bashkimit kombëtar. Një hap tjetër për të cilin ne kemi fol shumë është bashkimi doganor, një treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë që do të ndihmonte prodhuesit, fermerët sa në Kosovë, sa në Shqipëri meqenëse të dyja këto ekonomi janë në nivel të njëjtë zhvillimi”, thotë Abazi.

Abazi u shpreh optimist se ky marsh do të jetë i përmasave të mëdha, por nuk e konfirmojë se në ballë të saj do të jetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Sa i përket pjesëmarrjes së tij do të varet prej tij kjo gjë. Ne nuk po presim që të mbajmë marrshin nëse do të jetë prezentë kryetari i VV-së, Albin Kurti. Ne e kemi bërë thirrjen do të mbajmë këtë marsh bashkë me qytetarët, në bordin e qendrës së LVV-së këtu në Shqipëri, por edhe me shumë qytetarë të tjerë nga Shqipëria, por edhe nga trevat e tjera shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë”, thotë Abazi.

Reagimet e kryeministrit Edi Rama kundër këtij marshi, drejtori i qendrës së VV-së në Tiranë, i cilëson si të pabaza. Sipas tij, 28 nëntori nuk i takon vetëm Shqipërisë administrative, por gjithë shqiptarëve dhe për këtë arsye kanë të drejtë të marshojnë për çfarëdo qëllimi.

Kryeministri tha se data 28 nëntor është shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, kjo nuk është e vërtetë. Data 28 nëntor nuk është shpallja e pavarësisë vetëm të Shqipërisë administrative se ai kësaj iu referua. Tha në të njëjtën deklaratë se imagjinoni sikur unë të vija të bëja një marsh në Kosovë në ditën e pavarësisë së Kosovës, mirëpo 28 nëntori festohet edhe në Kosovë”, thotë ai.

Për tentimin e formimit të një mini-shengeni, Abazi thotë se po bëhet për të mbuluar dështimet e mëhershme të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe me Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo iniciativë po bëhet për të mbuluar disa dështime të mëhershme. Njëri prej këtyre dështimeve janë marrëveshjet Shqipëri –Kosovë të pazbatuara. Janë bërë mbase 50 marrëveshje dhe askush nuk e ka të zbardhur tekstin për gjithë këto marrëveshje që janë bërë dhe nuk ka asnjë raport se deri ku janë zbatuar ato. Nga ana tjetër mund të jetë një përpjekje për të mbuluar dështimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi. Të cilat 33 prej tyre sot e kësaj dite nuk është ulur të analizohet për të kuptuar çka kanë funksionuar e çka jo. Tash në një moment kur as marrëveshjet Kosovë-Shqipëri nuk janë analizuar, as ato Kosovë-Serbi nuk janë të analizuar del një projekt që i mbivendoset këtyre dështimeve. Ne besojmë që një projekt i tillë vetëm i thellon problemet”, thotë ai.

Në mesin e gjashtëmbëdhjetë kërkesave të tjera të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë janë edhe tregu i unifikuar energjetik Shqipëri-Kosovë, jo importi me çmime të shtrenjta. Respektim i të drejtës për arsim, e jo nëpërkëmbja e studentëve dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare shqiptare në trevat e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA