Te panairi i makinave që po mbahet në Los Anxhelos, Mercedes Benz ka paraqitur Mercedes-Maybah GLS 600, një model i ri në versionin e një SUV-i luksoz.

Mercedes thotë se makina kombinon dizenjon dhe bazën teknike të GLS-së, me luksin e makinës së famshme “Maybach”.

Për t’i shtuar fuqinë motorit, Mercedes ka vendosur një EQ Boost elektrik prej 48 voltësh te motori V8 4.0 litra, duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë elektrifikimit dhe hibridizimit.

Makina SUV është e mbushur me luks, që nga veshja e brendshme, e izoluar nga zhurmat, e deri te tryezat me frigoriferë dhe disqet e prodhuar enkas për Maybach.

FOTO GALERI
16/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA