“Po përpiqen të na fshijnë si komb”/ Rusia godet shtypshkronjat ukrainase, mbi 12 milionë libra shkatërrohen para vitit të ri shkollor Pusteci njihet nga të gjithë si një zonë turistike. Bashkia ndodhet vetëm 25 km larg Korçës dhe ka 9 fshatra, 7 prej të cilave shtrihen buzë liqenit. Por edhe pse afër ujit këtu ujë nuk ka.
Në shumicën e fshatrave mungon uji i pijshëm dhe kanalizimet çka bën që banorët ujin e pijshëm ta sigurojnë nga liqeni ose nga burimet. Jetesa bëhet e vështirë në këto kushte ku banorët ende jetojnë si në kohën e mesjetës.
Zona është nga më të bukurat në vendin tonë, por mungesa e investimeve ka bërë që banorët të orientohen drejt blegtorisë në vend të turizmit. Mungesa e ujit dhe kanalizimeve e bën të vështirë jetesën e tyre dhe thuajse të pamundur orientimin drejt turizmit familjar edhe pse kjo do ti ndihmonte të zhvillonin ekonominë e tyre.
Dhorjela Çule
Top Channel