01/02 15:38
Manchester United dhe Manchester City janë duke garuar për mbrojtësin e Leicester Cityt, Caglar Soyuncu.
Të dy gjigantët anglezë kanë ‘luftuar’ mes vete gjatë afatit veror për të fituar shërbimet e mbrojtësit Harry Maguire, të cilin arritën ta transferojnë “Djajtë e Kuq”.
Futbollisti turk ka impresionuar me formën e mirë së bashku me Brendan Rodgers që nga koha kur Maguire është larguar nga klubi.
Vlera e lojtarit pritet të jetë rreth 43 milionë euro, transmeton KosovaPress.
Leicester është në vendin e dytë në tabelë me 26 pikë, tetë më pak se lideri Liverpool.
Top Channel