Stilisti italian Stefano Ricci ka prezantuar koleksionin e tij vjeshtë dimër 2020-2021 në prestigjozen, shkolla e madhe e Shën Rokos në Venecia, që mban edhe koleksionin më të madh të pikturave në botë të mjeshtrit italian të shekullit të 16, Tintoretto.

Sidoqoftë, kostumet e mëndafshta të prezantuara nga Ricci, mund të jenë të qepura më së miri, por sidoqoftë, nuk janë ideale për tu veshur në mesin e përmbytjeve të jashtëzakonshme që kanë mbërthyer venecian, prej ditësh tashmë…

Shkolla e San Rokos, është themeluar pasi një grup njerëzish vendosën të mblidheshin dhe të luteshin kundër epidemisë së mortajës që shpesh shkatërronte qytete porte si Venecia. Shkolla u themelua në gjysmën e dytë të shekullit të 15, rreth vitit 1470. Dhe ajo përmban një koleksion të paçmuar veprash arti.

Ardita Becolli

Top Channel