Trajneri Jose Mourino, ka thënë se do të sjell pasion të Tottenham Hotspur.
Tekniku portugez u emërua si trajner i Spurs, pasi Mauricio Pochettino u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.
Mourinho ka premtuar se do të sjell pasion për klubin dhe ka treguar se gjithnjë ka pasur respekt të madh për klubin, transmeton KosovaPress.
“Nuk mund të bëhesha më i lumtur dhe do të bëjë më të mirën. Premtoj se do të sjell pasion. Pasion për punën time dhe pasion për klubin, kjo është gjëja që kam bërë gjithmonë në karrierë dhe do t’iu sjell lumturi të gjithëve që e duan klubin. Edhe si kundërshtarë, kishte shumë respekt mes meje dhe klubit. Kam luajtur kundër juve në finale të kupës, gjysmëfinale, ndeshje të rëndësishme dhe të kisha respekt ishte gjëja kryesore në mendjen time sepse me kujtonte që një ditë do të isha një ndër ju”, deklaroi ai.
Tottenham është në vendin e 14-të në tabelë me 14 pikë, derisa të shtunën janë mysafirë i West Ham.
Top Channel