Lewandowski: Ende nuk kam arritur formën më të mirë

21/11/2019 16:08

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski beson që mund të bëhet ende më i mirë.

Lewandowski këtë sezon ka shënuar 23 gola në 18 ndeshje duke pasur më shumë se të gjithë sulmuesit nga ligat tjera të Evropës.

Futbollisti polak ka thënë se po punon shumë, por dëshiron të bëhet edhe më i mirë, transmeton KosovaPress.

“Kam punuar shumë. Forma momentale është e mirë, ndihem mirë. Nuk jam duke pushuar. Jam duke u bërë ende më i mirë. E di që kur mund të bëj më shumë, nuk pushoj. Sapo kam filluar dhe do të vazhdoj edhe për disa vite. Më e mira ende nuk ka ardhur”, deklaroi ai.

Bayern është në vendin e tretë në Bundesligë me 21 pikë, katër më pak se Borussia Monchengladbach.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA