​Manchester City ka bërë gati ofertën e parë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Pas largimit të Vincent Kompany gjatë afatit veror, City ka mbetur pa ndonjë qendërmbrojtës të nivelit të lartë.

Sipas mediave angleze, kampioni i Anglisë ka hyrë në garë për Koulibaly, transmeton KosovaPress.

Senegalezi ka deklaruar se është i lumtur te “napolitanët”, por incidenti me presidentin Aurelio de Laurentiis, ka bërë që të mendojë përsëri për të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve, City ka bërë gati 75 milionë euro për të transferuar senegalezin gjatë afatit dimëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA