Barcelona ka gjetur lojtarët që mund ta zëvendësojnë sulmuesin Luis Suarez.
Uruguaiani ka mbushur 32-vjeç dhe karrierës së tij me kampionin e Spanjës është duke i ardhur fundi.
Kjo gjë ka bërë që klubi blaugranas të kërkojë zëvendësuesin e tij adekuat, transmeton KosovaPress.
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez vazhdon me formën e shkëlqyer te “neurazurët” gjë ka bërë të fitojë vëmendjen e klubit spanjoll.
Interi për 22-vjeçarin pritet të kërkojë rreth 200 milionë euro, mirëpo drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, është duke u munduar ta transferojë argjentinasin për 100 milionë euro në fund të sezonit.
Tjetër lojtar është ylli i RB Salzburg, Erling Haaland, për të cilin po tregojnë interesim shumë gjigantë evropian, ndër ta edhe Real Madrid.
19-vjeçari ka shënuar 26 gola këtë sezon, gjë që ka bërë të tregojë kualitetin e norvegjezit.
Top Channel