Kanali i plehrave në Fushë-Krujë/ Bashkia nuk i pastron. Humb asfalti dhe në pjesë të tjera të qytetit

20/11/2019 14:18

Ndodhem në hyrje të Fushë Krujës, kanali mbrapa meje dikur ka qenë i mbushur me ujë ndërsa tani me plehra të cilat nuk dihet se kur bashkia i ka pastruar për herë të fundit.

Fushë Kruja administrohet nga bashkia e Krujës, kjo e fundit duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve apo dhe pastrimin e tyre, rrugë të cilat fatkeqësisht janë pushtuar nga balta dhe mbeturinat.

” Rruga është jashtëzakonisht e keqe, ka vite që kjo rrugë është copë-copë. Nuk ka pyetur njeri, ne kemi shkruar edhe në “Facebook” por asnjë nuk është përgjigjur. Në verë pluhur ndërsa në shi baltë e madhe. ”

“Kjo rrugë mund të ketë mbi 20 vjet kështu që është prej ibret. Një ditë erdhën këta të bashkisë dhe e bënë me keq. Balta shumë e keqe sidomos në kohë shiu. ”

Asfalti duket se shkon vetëm në qendrën e Fushë Krujës, po edhe fshesa e drejtorisë së pastrimit dhe gjelbërimit.

Lumi Zez që përshkon të gjithë Fushë Krujën  prej kohësh është lënë në harresë nga bashkia. Ai është kthyer në një vendgrumbullim plehrash ndërsa shtrati i këtij lumi është mbuluar nga qeset plastike.

Top Channel