“Erozioni po përshpejtohet”/ Flasin ekspertët pas baticës së fundit në Adriatik
20/11/2019 14:17
Banorët e zonës e mbajnë mend deri ku shkonte brezi ranor dhe pylli me pisha i Shëngjinit, por të gjithë e dinë se me këto ritme erozioni deti do t’i marrë tokës çdo gjë në pak vjet.
Ekspertët e mjedisit madje thonë se kjo do të ndodhë më shpejt nga c pritej sepse po shtohen baticat e pazakonta. pak ditë më parë edhe bregdeti i Shëngjinit u përfshi nga një batizë e madhe.
Jak Gjini, shpjegon se gjatë dekadës së fundit erozioni sa vjen e po bëhet më agresiv.
Dëmet sipas eksperteve janë të pariparueshme ndaj masat duhen marrë për të frenuar përparimin e detit në të ardhmen.
Top Channel