Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Ish-Këneta” në Durrës ku një 24 vjeçar ka aksidentuar një shtetase e cila ka ndërruar jetë.

Akoma nuk duhen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po heton rastin.

Njoftimi:

24-vjeçari aksidenton me vdekje një këmbësore, ndalohet.

Sot, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “ish- këneta”, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA