Mauricio Pochettino nuk do të jetë më trajner i Tottenham pasi është shkarkuar nga klubi pak më parë.

Trajneri argjentinas arriti që të kthente Tottenham në një super fuqi në futbollin anglez dhe jo vetëm, ku në sezonet e fundit ka qenë gjithmonë pjesëmarrëse në Champions League. Sezonin e kaluar mund edhe ta fitonin, por u mposhtën në finale nga Liverpool.

Presidenti i klubit Daniel Levy tha:

“Ne ishim të gatshëm që të bënim ndryshim dhe kjo nuk ishte aspak e lehtë për bordin, dhe nuk e morëm me nxitim.

Për fat të keq, rezultatet në fund të sezonit të kaluar dhe fillimin e këtij sezoni kanë qenë jashtëzakonisht zhgënjyese.

Mauricio dhe stafi i tij stërvitës do të jenë gjithmonë pjesë e historisë sonë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA