Fitore minimale për Kroacinë në miqësoren e zhvilluar ndaj Gjeorgjisë. Me shumë titullar të lënë pushim dhe një pjesë tjetër të ulur në stol për të pushuar, skuadra e Zlatko Dalic mori një tjetër sukses vetëm 3 ditë pas fitores ndaj Sllovakisë që i kualifikoi zyrtarisht në Euro 2020.
Nënkampionët e botës e panë veten në disavantazh në minutën e 19-të kur Papunashvili kaloi në epërsi Gjeorgjinë, por reagimi i kroatëve ishte i shpejtë teksa barazuan shifrat me autogolin e Kashia në minutën e 25-të.
Në të 54-ën Ivan Perisic një nga ata pak titullarë që u aktivizua që nga fillimi realizoi golin e dytë dhe atë të fitores 2-1 për skuadrën e Zlatko Dalic. Një gol special për Perisic pasi mbante në krah shiritin e kapitenit.
Top Channel