Poilicia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 20-vjeçari i cili ka qëlluar me armë zjarri para disa ditësh në drejtim të makinës së xhaxhait të tij.
Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Maknor, Pezë dhe bëhet fjalë për një konflikt pronësie.
Nga gjuajtja me armë mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Tiranë
Kapet dhe ndalohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, pas konfliktit për motive pronësie, më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor, Pezë.
Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja.
Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.
Top Channel