Foto ilustruese

Operacioni policor i koduar “RODONI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve ka vijuar.

Më herët gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, ndërsa sot policia njofton se ka arrestuar një prej personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftim/ Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “RODONI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve

Kapet dhe ndalohet një prej personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit.

Më herët gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë

Në vijim të operacionit policor të koduar Rodoni, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasin: A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA