Projekti francez për BE, kushte më të rrepta dhe kthim pas për vendet kandidate

19/11/2019 01:30

Ministrat e çështjeve me jashtë të BE-së do të diskutojnë të martën në Bruksel idenë e hedhur së fundi nga presidenti Emmanul Macron për zgjerimin e bllokut europian.

Me çdo ndryshim që propozon ky modeli Francës, ata duhet të pajtohen në unanimitet.Sipas idesë së Macronit, vendet e Ballkanit Perëndimor ende mund të bëhen anëtarë të unionit, por kjo do të ndohë përmes një metode prej shtatë hapash. Zgjerimi funksionon aktualisht me çeljen e negocjatave të anëtarësimit me vendet kandidate, të cilat mbulojnë 35 kapituj të veçantë.

Kur kandidatët bien dakort dhe zbatojnë reformat e nevojshme, ata pranohen si anëtarë me të drejta të plota dhe kanë qasje në program europiane. Por sipas modelit francez, reformat do të duhet ti bëjnë në bazë të një procesi me shtatë etapa, ç’ka do ti garantojë aksesin në programet e përzgjedhura të BE-së dhe atë tek fondet e bllokut, përpara se të mbërrijnë tek anëtarësimi i plotë.

Shtatë hapat, sipas Eurobserve, do të lidhen me fushën e “ sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, arsimit dhe kërkimit; punësimit dhe çështjeve sociale; çështjeve financiare, tregut të përbashkët, bujqësisë e peshkimit; çështjeve të jashtme dhe të tjera. kështu, nëse kandidatët kalojnë hapin e parë, ata mund të sigurojnë hyrjen në Eurjust, klubi i bashkëpunimit gjyqësor të BE-së në Hagë.

Hapi i dytë do t`i sillte qasjen në programin shkencor Horizon 2020, hapi i katërt do t`i bënte të bashkoheshin me unionin bankar të bllokut, i pesti i bën të pranueshme për fonde struktuore e kështu me radhë.

Objektivi final do te mbetet gjithmonë anëtarësimi i plotë. Qasja e re që propozon Franca në dokumentin e paraqitur për diskutim bazohet në katër parime: ” asociimin gradual; kushte të rrepta; përfitime të prekshme dhe në mundësinë e kthimit pas.”, të cilën Franca e kërkon që të jetë në përputhje me shkallën e dobësisë ose të gabimeve të një shteti kandidat.

Parisi pretendon që Këshilli Europian t`i kërkojë Komisionit formulimin e propozimeve mbi bazën e ideve franceze, para publikimit të Paketës së ardhshme të Zgjerimit në janar 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA