Padia e presidentit Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, do të dorëzohet mesditën e sotme, në orën 14:30.

Meta e akuzon Dvoranin për dy vepra penale: “shpërdorim i detyrës” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Konflikti Presidencë-KED nisi në momentin kur institucioni i drejtuar nga Ardian Dvorani i dorëzoi Ilir Metës në njëjtën ditë dy listat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Presidentit, ky veprim vuri në vështirësi institucionin për të zgjedhur sipas Kushtetutës gjyqtarët e rinj.

Meta akuzoi Dvoranin se ka tentuar të krijojë një gjendje antikushtetuetshmërie duke e vendosur atë përpara faktit të kryer dhe duke i imponuar një “rregull të ri”, me qëllim shkeljen e Kushtetutës.

Ndërkohë, kreu i KED reagoi pas paralajmërimit të Metës duke theksuar se është i gatshëm të përballet me këtë situatë.

  Çfarë është Dhoma e Këshillimit në KED, për të cilën Avokati i Popullit paralajmëron padi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA