Rrëfimi i 125-vjeçarit nga Libia, Suliman Al-Mul, i cili ka më shumë se 80 vite që konsumon duhan i ka habitur të gjithë.
Ai është mjaft energjik, gatuan, pret drutë, dhe bën shëtitje çdo ditë për rreth tre kilometra. Suliman ka kaluar dy martesa, gruaja e tij e parë u largua nga jeta në moshën 70-vjeçare, ndërsa aktualisht ai jeton me gruan e dytë me të cilën ka dhe një djalë 7 vjeç.
Suliman shprehet se sekreti i jetëgjatësisë është konsumimi i ushqimit të shëndetshëm.
“Sekreti qëndron te lloji dhe cilësia e ushqimit, konsumoj aq sa kam nevojë. Mos iu afroni ushqimeve që përmbajnë përbërës të panjohur dhe shmangni vajin që shitet nëpër rrugë. Duhet të përdorni vetëm vaj ulliri, mjaltë dhe produkte të dhisë, nëse dëshironi të jetoni gjatë”, deklaroi 125-vjeçari.
Top Channel