Në pritje të “Play off”, Maqedonia mendon eksodin nga Shkupi

19/11/2019 17:54

Pasi arkivoi mes emocioneve fushatën kualifikuese për Europianin 2020, Kosova pret me shumë shpresa përballjen në Play Off për të shkuar në finalet e turneut, nga një portë dytësore.

Ekipi i trajnerit Shaland ka siguruar këtë fazë të avancuar përmes formës spektakolare në Ligën e Kombeve dhe tani në pranverë e pret Maqedonia e Veriut.

Por ashtu si ndaj Shqipërisë, fqinjët kërkojnë të driblojnë ndeshjen e shtëpisë të programuar në 26 Mars në Shkup, me një tjetër impiant më modest.

Stadiumi kryesor “Filipi II” në Shkup është një ndër arenat më moderne të futbollit në rajon, aty ku në vitin 2017, UEFA organizoi finalen e Superkupës së Evropës. Por frika për mbushjen e stadiumit me shqiptarë, nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, po imponon te zyrtarët vendas një zgjidhje aspak të ndershme. Më pak tifozë dhe fushë më e dobët.

Në shtator të vitit 2017, Maqedonia e Veriut nuk pranoi të luajë ndaj Shqipërisë në Shkup dhe ndeshjen e spostoi në Strumicë. Gjasat janë që edhe me Dardanët, të aplikohet e njëjta politikë aspak Fair Play.
Shorti i fazës finale do të hidhet në ROMEXPO në Bukuresht, mbrëmjen e 30 Nëntorit. Në vazo do të jenë dy ekipet e para të cdo grupi, si dhe 4 çiftet e Play Off që për shkak të zbulimit në muajin Mars, do të etiketohen vetëm me numra dhe jo emra përfaqësuesesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA