Në Itali janë të sigurt: Edoardo Reja nuk do të jetë më trajneri i Shqipërisë!

Lajmi raportohet nga prestigjiozja italiane “Gazzetta Dello Sport” e cila nënvizon se ish-teknikut të Lazios dhe Napoli i ka përfunduar kontrata me kuqezinjtë pas humbjes ndaj Francës dhe pavarësisht se do të ketë një takim mes Rejas dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka gjasat që të arrihet një marrëveshje janë të pakta.

“Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese. Trajneri do të takohet me presidentin e federatës por divorci duket i paevitueshëm”, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Edy Reja me Shqipërinë ka zhvilluar deri tani në total 8 ndeshje duke regjistruar 3 fitore 1 barazim dhe 4 humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA