
23/02 22:38
Diego Armando Maradona largohet zyrtarisht nga stoli i Gimnasia La Plata. Ai që ka bërë publik lajmin është presidenti i klubit argjentinas Gabriel Pellegrino, i cili ishte edhe motivi i dorëheqjes së Maradonës.
Ishte vetë Pellegrino ai që mori Maradonën në stolin e Gimanasia La Platas 3 muaj më parë, por vendimi i tij për të mos kandiduar në zgjedhjet e ardhshme për president të klubit kanë bërë që El Pibe D’Oro të zgjedhë largimin nga drejtimi i skuadrës.
”Nëse nuk qëndron presidenti do largohem”, ishte shprehur Maradona ditë më parë dhe mesa duket e ka mbajtur fjalën. Në stolin e Gimnasia La Platas ai ul në 8 ndeshje duke regjistruar 3 fitore dhe 5 humbje.
Top Channel