Katica Janeva lirohet nga paraburgimi
19/11/2019 16:38
Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se sapo është liruar nga paraburgimi ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva, për të shkuar në arrest shtëpiak.
Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva braktis qelinë e paraburgimit.
Katica Janeva është e akuzuar për rastin “Reket” për shkak se së bashku me Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin kanë zhvatur mbi 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev.
Kujtojmë se Janeva është arrestuar që prej më 21 gushti në shtëpinë e saj, në lagjen e Shkupit, Kozle. Urdhëri për arrestimin e saj erdhi pasi Janeva dëshmoi në rastin “Raket”. Statusi i saj në këtë rast u ndryshua nga dëshmitare në të dyshuar.
Top Channel