Hetimi për dosjen e Silikonmiks po vijon në prokurorinë e Tiranës.

Pasi çështja e investiguar nga Top Channel u rimor nga Kontrolli i lartë i shtetit disa muaj më pas duke e renditur një urdhër të ish ministrit Niko Peleshi si një shkelje. Kjo ka vënë në lëvizje Prokurori e Tiranës e cila ka hapur hetimin. Prokurorja Elisabeta Imeraj ka thirrur për të pyetur ish ministrin Peleshi e më pas ka kërkuar nga institucionet shtetërore vendosjen në dispozicion të dokumentacionit.

Çështja i është ngarkuar tashmë prokurorit Alket Mersini. Top channel ka mësuar se në këtë moment janë sekuestruar të gjitha materialet që lidhen me këtë kimikat dhe pas kësaj procedure do të merren deklarimet e personave të përfshirë në këtë aferë. Gjithashtu tani po i kërkohet zyrës së doganave të dhënat se cilat kompani kanë importuar kimikatin silicon miks.

Po për çfarë bëhet fjalë? Top Channel në qershor të vitit 2018 investigoi se si kimikati me emrin silicon miks importohej si të ishte pleh kimik por nga fermerët përdorej si pesticide kundër insekteve. Kjo bëri që AKU ta bllokonte ngarkesën me vlerë gati 300 mije euro, dhe disa muaj më pas me urdhër të ish ministrit Peleshi, ngarkesa rihidhet në treg. Ish ministri argumentonte se bëhej fjalë për një pleh për bujqësinë dhe jo pesticide. Por kjo është gjetur si shkelje nga ana e Kontrollit të Lartë të shtetit. Ndërkohë hetimi i kësaj çështje vazhdon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA