Dede premtoi kualifikimin, por Shqipëria U-19 e mbyll me 3 humbje!

19/11/2019 22:38

Trajneri Nevil Dede premtoi kualifikimin, por Shqipëria e 19-vjeçarëve jo vetëm që nuk u kualifikua por u eliminua me turp nga raundi i parë eliminator i kampionatit Europian të kësaj grupmoshe.

Edhe skuadra e Dedes konfirmoi periudhën e zezë me rezultate katastrofike që po regjistrojnë të gjitha kombëtaret e moshave.

Kuqezinjtë e 19-vjeçarëve i shkuan shumë afër fitores së parë në grupin 4 eliminator, ndeshjet e të cilit u zhvilluan në Belgjikë, por në fund u dorëzuan pa kushte edhe përballë Islandës.

Ishullorët triumfuan 4-2 me përmbysje ndaj Shqipërisë U-19 dhe u kualifikuan në Elite Round si skuadra e dytë e grupit. Cuni dhe Ndrecka i dhanë avantazhin e dyfishtë Shqipërisë U-19 brenda 30 minutave të para duke krijuar iluzionin e një suksesi pas dy humbjeve ndaj Greqisë dhe Belgjikës, por në pjesën e dytë Islanda shkurtoi menjëherë shifrat ndërkohë që kartoni i dytë i verdhë i marrë nga sulmuesi kryesor Armando Broja në minutën e 65-të i prishi komplet planet skuadrës së Dedes që më pas u shpërfytyrua dhe me një lojtar më pak pësoi 3 gola në harkun e 10 minutave nga Islanda duke u mposhtur 4-2 dhe duke pësuar humbjen e tretë në 3 takime në këto eliminatore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA