Fenerbahçe ka vendosur të mos e shesë sulmuesin Vedat Muriqi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave turke, Fenerbahçe dëshiron ta mbajë në skuadër kosovarin deri verën e ardhshme pasi besojnë se deri atëherë vlera e tij do të rritet dhe lojtari mund të shitet deri në 20 milionë euro.

Muriqi është duke vuajtur nga një lëndim në këmbë gjë që ka bërë të mos luajë në dy ndeshjet e fundit për Kosovën.

Të dyja këto ndeshje “Dardanët” i humbën, fillimisht nga Çekia dhe më pas edhe nga Anglia, transmeton KosovaPress.

Disa prej klubeve të mëdha evropiane si Juventus, Inter, Napoli, Manchester United dhe Tottenham kanë shfaqur interesim për kosovarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA