Dueli me Francën në stadiumin e ri Air Albania pritet të bëjë bashkë në këtë impiant të gjithë emrat që kanë dhënë kontributin e tyre për fanelen kuq e zi në të kaluarën. Si të tille nuk mund të mungonin ish kapiteni Igli Tare apo dhe ish trajneri Gianni De Biasi.

“Nuk jam xheloz që Reja do të jetë tek stadium i ri, jam xheloz sepse ai është trajner i Shqipërisë ndersa unë jo. Është bukur që më në fund Shqipëria ka një stadium të ri, ky padyshim është sukses i federatës dhe i gjithë shtetit. Mendoj se kam kontribuar dhe unë pak në rritjen e Shqipërisë që arriti kulmin me ndërtimin e një stadium të tillë”- tha Gianni De Biasi.

Për Igli Taren stadiumi është nostalgji më vetë dhe gjithçka bëhet më e bukur me takimin mes gjithë ish futbollistëve të cilët kanë veshur fanelen kuq e zi.

“Është bukur kur mblidhemi herë pas here të gjithë sëbashku dhe kujtojmë kohët e vjetra. Në fakt unë jam gjithmonë i gatshëm kur ka të tilla moment që na bëjnë bashkë. Kam nostalgji për Qemal Stafën duke qënë se një pjesë e mirë e karrierës sime lidhet me atë stadium.Mendoj se është stadium më i mirë në Ballkan me aq sa kam parë”- tha Igli Tare.

De Biasi komplimentoi gjithashtu ekipin aktual ku theksoi se pas largimit të tij Shqipëria ka kaluar një periudhë ndryshimesh të mëdha.

“Është normale që të ketë pasur kaq shumë ndryshimë në organikë që pas largimit tim. Mendoj se Edi Reja ka grumbulluar futbollistë me cilësi mjaft të mira. Rey Manaj përshembull duket që ka dëshirë të madhe të rritet jo vetëm fizikisht por edhe si person ndaj shoh një të ardhme të madhe për të përpara. Gëzohem gjithashtu kur shoh Balaj të shënoj për Shqipërinë”- u shpreh De Biasi.

Në fund nuk mungoi komenti i Igli Tares për nominimin në Globe Soccer Aëards ,garën mes emrave më të mirë në postin e drejtorit sportiv.
“Duhet punë, vullnet dhe sakrificë për të arritur deri aty. Jam i lumtur që arrij të përfaqësoj dhe Shqipërinë në të tilla nivele e për ketë ndihem shumë krenar”- u shpreh Tare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA