Kosova u përpoq shumë që t’i bëjë anglezët të ndihen mirë në vendin e tyre.

Nëpër qytet u varën parulla që shkruanin “Mirë se vjen, vëlla”, dhe përshëndetje të tjera.

Kryetari i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, tha se kosovarët i janë mirënjohës Anglisë jo vetëm për atë që ka bërë për vendin e tyre, por edhe për faktin që në Angli ka shumë kosovarë.

Ndërkohë, vizitorët e thjeshtë kanë mbetur të kënaqur me çmimet dhe ushqimin në Kosovë, duke postuar në rrjete shoqërore përvojat e tyre.

Të dielën në Stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Euro 2020 në mes Kosovës dhe Anglisë.

Ambasada e Britanisë në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka përshkruar Kosovën si vend mikpritës dhe me njerëz miqësorë.

“Thirrje për të gjithë fansat e Anglisë të cilët udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e së dielës Kosovë-Angli. Një mikpritje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vend i famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësor. Bëni qejf, bëni miq dhe shijojeni ushqimin e shkëlqyeshëm dhe natyrisht futbollin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës angleze.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA