Shoqata e Neonatologëve të Kosovës ka shënuar Ditën Botërore të Prematurëve apo të porsalindurve me ç’rast u tha se ndër vite ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave që lindin parakohe.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha se kujdesi për shëndetin e fëmijëve mbetet prioritet në shoqërinë kosovare, prandaj, ai këtë rrugë tha se e sheh nëpërmjet përkrahjes nga institucionet për reformat shëndetësore.

Ismajli tha se gjatë dy viteve sa ishte ministër i këtij dikasteri, ka ofruar mbështetje për këtë fushë, derisa tha se tani si deputet nga radhët e PDK-së, do ofrojë tutje përkrahje për zgjedhjen e problemeve në shëndetësinë kosovare.

Ismajli: Duhet vullnet politik për reformat që dëshironi t’i arrini në shëndetësi

Video

“Është arritur që vdekshmëria të ulet në një masë tejet tejet të madhe, a është e ulur në masën që ne dëshirojmë natyrisht që jo, mirëpo prapë se prapë duhet t’i gëzohemi atij procesi të cilin e kemi arritur…Ruajtja e shëndetit të fëmijëve mbetet ende prioritet i jonë dhe kur them prioritet i jonë nuk po them si klasë politike por prioritet i joni si shoqëri dhe ashtu duhet ta shohim si interes kombëtar si dëshirë tonën të madhe që të ndihmojmë. Gjatë këtyre dy viteve të Ministrisë së Shëndetësisë jemi mundur t’i shtojmë investimet që të japim përkrahje më të madhe, por edhe ajo kur sot e shoh më duket se nuk ka qenë boll…Nevojitet të ketë edhe vullnet politik duhet të ketë vullnet politik që reformat që ju dëshironi t’i arrini të jenë të mbështetura”, tha Ismajli.

Kryetarja e Shoqatës së Neonatologëve të Kosovës, Burbuqe Skenderi tha se përmes kësaj konference po tentohet të rritet ndërgjegjësimi dhe edukimi për sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët prematur e të cilat janë në rritje e sipër dita ditës.

Sipas saj, krahasuar me vitin 2000, ku vdekshmëria e foshnjave ka preku rreth 30 përqind të fëmijëve, tani në vitin 2018 ka rënie në 8.1 për qind.

“Vetëm gjatë vitit 2018 nën përkujdesen tonë ishin 22 mijë e 761 të porsalindur sa ishte numri i lindjeve të gjalla në Kosovë. Arritëm që brenda këtyre viteve të zvogëlojmë mortalitetin neonatal nga 31 promil sa rezultoi në vitin 2000, në 8.1 promil në vitin 2018 me tendencë që ende të lëvizin këta kufij dhe t’u afrohemi vendeve të rajonit. Sot neonatologjia kosovare në vete ka 56 specialistë në neonatologji”, tha ajo.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci tha se kjo klinikë ofron shërbime sekondare dhe terciare, ashtu siç e parasheh statusi i Shërbimit Spitalor.

Sipas tij, Klinika e Neonatologjisë si sfidë me të cilën ballafaqohet ka edhe lindjet e parakohshme për çka kërkoi mbështetje institucionale për rehabilitim dhe trajtim e këtyre foshnjave.

“Këto shërbime shëndetësore afrohen për 11 mijë e 500 foshnje të lindura në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike dhe ato foshnje që lindin në spitalin regjional të Kosovës dhe referohen në Klinikën e Neonatologjisë. 1 mijë e 780 foshnje trajtohen në kujdesin intensiv të klinikës së Neonatologjisë, 340 nga këto në ventilim mekanik, 850 në simpakt nazal. Patologjitë më të shpeshta që trajtohen në kujdesin intensiv janë asfiksoni, infeksionet intra spitalore, anomalitë dhe patologjitë tjera. Ndër problematike kryesore shëndetësore të Klinikës së Neonatologjisë si i vetmi shërbim i kësaj lëmije është prematuriteti, prandaj ne jo rastësisht kemi zgjedhur që me anë të kësaj konference ditën e foshnjave premature se dihet se prematuritet është një ndër sfidat më të mëdha”, tha Gojnovci.

Gjatë kësaj konference ndërkombëtare të organizuar nga Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, e cila do zgjas edhe gjatë ditës së nesërme u nderua me mirënjohje dhe neonatologu, Mujë Shala./B.Ibishi/kosovapress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA