Misteri i vrasjes së Lia Zenarit, si u ekzekutua në makinë modelja që u kthye në dashurinë e përjetshme të mbretit italian të mafies 13/07 16:26
Historianët kanë zbuluar mbetjet e një kompleksi kopshtarie në të cilën Adolf Hitleri rriste fruta dhe perime.
Serrat janë zbuluar në zonën lindore të bazës ku ai qëndronte gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas tyre, bunkeri i fyhrerit, i quajtur “Strofulla e Ujkut”, ka mbetjet e dy serrave, dhe të një bodrumi ku kalonte vazhdimisht ujë dhe ajër i ngrohtë, që stafi i tij të kultivonte perime gjatë të gjithë vitit.
Historiani Jacek Adamski, nga Muzeu ushtarka Mazurian Mazurolandia, tha se vendndodhja e kësaj serre është në atë pjesë që dikur quhej Prusi, rreth 2 km larg bunkerit personal të Hitlerit.
Top Channel