Me Amir Rrahmanin nga minuta e parë tiullar por me mbrojtësin Kumbulla si spektator për shkak të një dëmtimi, Verona iu afrua një surprize të bukur në Serinë A, por nuk evitoi dot humbjen në San Siro. Inter u imponua ndaj rivalëve të kësaj të shtune me shifrat 2-1, një fitore emocionuese me përmbysje që vetëm në fund arriti të entuziazmonte tifozët.
Hellas Verona mori epërsinë në minutën e 19 me një penallti të konvertuar në gol nga Verre, pas një aksioni perfekt në kundërsulm. Zikaltërit thuajse pushtuan gjysmëfushën e miqve me aksione të shumta dhe ofensivë totale por u mungoi konkretizimi deri në fraksionin e dytë. U desh një gol me kokë nga Vesino në qendër të mbrojtjes së Veronës për të rikthyer ekuilibrat, ndërsa mijëra të pranishmit në San Siro, shpërthyen për fitoren në minutën e 83.
Talenti Nikolo Barela “shpiku” një trajektore fantastike që mposhti portierin Silvestri, ndërsa pas eurogolit nuk ndryshuan më shifrat. Inter përkohësisht merr vendin e parë me 2 pikë më shumë se Juventus që impenjohet të dielën në 20:45 ndaj Milan, në një ndeshje që transmetohet si gjithmonë në SuperSport.
Top Channel