Luftëtari-Teuta pa gola, Skëndërbeu “hakmerret” ndaj Bylis

09/11/2019 19:32

Skënderbeu iu largua disi krizës në kategorinë Superiore, dhe e bëri këtë me një hakmarrje të vogël ndaj Bylis, ndaj të cilit fitoi 3-2.

Formacioni korçar mori avantazhin në këtë ndeshje me Krasniqin në fundin e pjesës së parë dhe ky rezultat mbeti në fuqi deri në pushim në favor të ekipit të Ilir Dajës. Në pjesën e dytë, Bylisi përmbysi gjithçka me Murataj që barazoi në minutën e 74, ndërkohë që 5 minuta më vonë Goxhaj shënoi edhe golin e dytë për ballshiotët. Por kush priste që ky të ishte verdikti final u gabua. Korçarët shënuan dy herë të tjera duke marrë 23 pikë në një sfidë emocionuese, fillimisht me golin e bregut me penallti dhe më pas me rrjetën e gripshit.

Në Gjirokastër, nuk pati fitues në sfidën mes Luftëtarit dhe Teutës. 90 minutat e kësaj ndeshjeje u mbyllën me barazimin 0-0 me skuadrat që u detyruan të pranonin të merrnin vetëm 1 pikë secila. Teuta edhe në këtë ndeshje tregoi problemet që ka në gjetjen e golit duke mos i shfrytëzuar rastet e krijuara, ndërkohë që edhe Luftëtari bëri përpjekjet e tij por edhe ky pa sukses.

Kuadri i javës së 12 të kategorisë Superiore do të mbyllet me sfidat e Laçi-Kukësi dhe Flamurtari-Partizan, sfida këto që ashtu sikurse edhe përballjet e tjera të kategorisë Superiore do të transmetohen në platformën Digitalb, në kanalet e Supersport.

Top Channel