Të paktën 14 skelete mamuthësh janë zbuluar në Meksikë, të ngecur në kurthe që kanë qenë ndërtuar nga njerëzit rreth 15 mijië vite më parë.

Dy gropa në Tultepek të kryeqytetit të Meksikës janë kurthet e para që janë zbuluar, e që janë përdorur nga njerëzit e lashtësisë për të kapur mamuthë.

Gjahtarët e asaj kohe mund t’i kenë shtyrë mamuthët drejt kurtheve duke përdorur pishtarë ose degë pemësh.

Ky zbulim mund të ndryshojë kuptimin që kemi sot për mënyrën se si bënin gjueti njerëzit e lashtë edhe me kafshë të mëdha si mamuthët.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA