Në fillim nuk ishte asgjë tjetër veçse një fashë e thjeshtë e përdorur për të mbrojtur gjoksin.

E përdornin kështu për shembull atletet greke. Gratë në Romën e lashtë e përdornin pakëz më ndryshe, në lëkurë të fortë apo copë gri. Reçipeta është ajo pjesë e veshjes që ndoshta më shumë se kushdo tjetër ka pësuar një evolucion të rëndësishëm gjatë shekujve. Ashtu siç e njohim sot, modeli më i afërt i takon fillimit të shekullit të kaluar, kur Mary Phelps Jacobs, patentoi në Nju Jork, reçipetat e para. Dhe kjo ndodhte më 3 nëntor 1914…

Mund të thuhet ndërkohë se reçipetat moderne kanë lindur para së gjithash si një instrument emancipimi të trupit femëror, që çlirohej nga fortësia dhe mungesa e komoditetit të korseve. Me kalimin e viteve është bërë edhe një instrument joshjeje i pakapërcyeshëm, deri në shpërthimin e reçipetave magjike në fillim të viteve 90, të parat që u mbushën me sfungjer dhe që mund të dhuronin edhe një masë më shumë pa qenë nevoja të kalohej në duart e kirurgëve.

Që nga modelet e famshme e deri tek yjet e kinemasë dhe muzikës, në pasarelat e modës për femra për këtë sezon, ai nuk konsiderohet më thjeshtë një aksesor, por është një nga elementët më të vërtetë të feminilitetit.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel