
23/05 22:49
Arsenali e bëri të qartë se Granit Xhaka do të largohet në janar dhe që tashti klubet kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij.
“The Times” raporton se Newcastle po e shqyrton një lëvizje në merkaton e dimrit për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakës.
Xhakës iu hoq edhe shiriti i kapitenit këtë javë pas fjalëve që përdori ndaj tifozëve të Arsenalit, që siç duket i shau.
Me Euron 2020 në horizont, transferimi në Newcastlet shihet si mundësi për Xhakën që të luajë në formacionin bazë.
Top Channel