Bomba vjen nga “MLS”, Ibracadabra sërish te Milan!

08/11/2019 14:02

Pasi flirtoi me gjysmën e skuadrave eVropiane e madje pasi u josh edhe nga kontrata part time me formacione modeste nga Lindja e mesme, duket se Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të rikthehet sërish në vitrinën e futbollit në kontinentin e vjetër.

Pasi flirtoi me gjysmën e skuadrave evropiane e madje pasi u josh edhe nga kontrata part time me formacione modeste nga Lindja e Mesme, duket se Zllatan Ibrahimovic ka vendosur të rikthehet sërish në vitrinën e futbollit në kontinentin e vjetër.

Sulmuesi suedez ka zgjedhur Milanin, të paktën nga fjalët e komisionerit të Ligës amerikane të Futbollit, Don Garber. Aksioneri kryesor i kampionatit të MLS, nuk kishte dyshime kur zbuloi për herë të parë, ngjyrën e fanellës që do të mbajë shumë shpejt Ibrakadabra.

“Zlatan është një personazh interesant që më mban të impenjuar dhe ne kemi nevojë për futbollistë të tillë, njësoj sic ndodhi me Bekham para pak vjetësh. Ibrahimovic tani është 38 vjec dhe është marrë nga Milan, një prej klubeve më të rëndësishëm në botë. Ka thyer cdo rekord golash ën dy vjet në SHBA. Unë do shpresoj deri në fund se do qëndrojë por jam i lumtur që e kishim edhe kaq kohë”, u shpreh Don Garber, komisioner i MLS-së.”

Pohimet e komisionerit të Ligës amerikane nuk gjejnë përgjigjen e duhur në Serinë A, pasi Milan nuk e ka konfirmuar angazhimin e futbollistit suedez. Sigurisht që interesimi vazhdon prej kohësh për të riveshur Ibrakadabrën me fanellën kuqezi, por paga e tij e lartë dhe niveli jo i mirë i kontigjenit aktual, mund të sjellin probleme për marrëveshjen potenciale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA