​Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, sipas së cilave Partia Demokratike e Kosovës ka 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë, në të cilin kanë qenë 110 persona, ne kemi zgjedh pesë personat me më së paku vota.

Më së paku vota në listën e PDK-së ka marrë Nexhmedin Muqiqi, i cili ka vetëm 970 vota, pas tij është Shefki Salihu me 980 vota, Ibadete Ahmetaj me 1088 vota, Urata Tahiri me 1369 vota, Suzana Gjergji me 1 907 vota.

Ndërsa, më së shumti vota ka marrë Kadri Veseli, me gjithsej 146 763. Kurse, e gjithë partia ka marrë marrë 178 vota ose 21.16 përqind./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA