Video-lojtari nga Britani e Madhe, i cili bënte transmetime të drejtpërdrejta të lojës Fortnite në Youtube, kishte mbledhur rreth 2.3 milionë euro nga reklamat në kanalin e tij, por u përjashtua nga loja pasi kishte përdorur hile, instalime që i shtohen lojës për t’i shënjestruar kundërshtarët më lehtë, në mënyrë automatike.

Pas kësaj, ai bëri një video ku fliste i përlotur për përjashtimin e përjetshëm që kishte marrë nga Fortnite, dhe u thoshte 2 milionë ndjekësve në Youtube dhe 600 mijë në Tëitch se ai e kishte kuptuar gabimin dhe se do të mbante përgjegjësi.

Por edhe nga kjo video, e cila u përhap jashtëzakonisht shumë, falë mediave dhe klikimeve të panumërta, ai bëri rreth 23 mijë euro nga reklamat e Google.

Mamaja e tij doli pak ditë më parë e cila tha se masa kundër djalit të saj ishte shumë e ashpër dhe se komuniteti i video-lojërave duhet të tregohet më i arsyeshëm me të rinjtë që janë pjesë e tij.

FOTO GALERI
2/7
Djali i saj kishte 2 milionë ndjekës në Youtube dhe 600 mijë në Twitch.

Top Channel