Flet vajza, prindërit birësues thanë që nuk ishte realisht fëmijë e që donte t’i vriste

05/11/2019 19:42

Disa javë më parë, një çift në SHBA thanë se vajza që kishin birësuar nga Ukraina ishte në fakt një xhuxhe e ligë që ishte përpjekur t’i vriste natën.

Ata ishin arrestuar pasi ishin akuzuar se kishin braktisur fëmijën e birësuar. Por ata thanë në TV se ajo ishte shtirur si fëmijë, por në fakt kishte qenë 24 vjeçe dhe ishte përpjekur t’i vriste në gjumë. Versioni i tyre dukej shumë i ngjashëm me një film të vitit 2009, “Orphan”. Vajza tha se familja gënjente që ajo ishte në moshë madhore, siç pretendojnë ata në gjyq. Ajo thotë se është 16 vjeçe dhe se atyre u ishte dukur 6 në fillim, por atëherë ishte vetëm 9. Vajza ka shkura tani me një familje tjetër birësuese e të krishterë dhe i refuzon të gjitha akuzat që i bëjnë se ka dashur t’i vrasë.

Sipas saj, ajo ka lindur në vitin 2003 në Ukrainë, dhe mamaja e saj e ka dhënë për birësim. Më në fund u birësua në vitin 2008 në SHBA nga Diana dhe Geri Çiçone, dhe në vitin 2010 shkoi me një agjenci birësimi që i dhanë mundësi Majkëll dhe Kristina Barnetit ta birësonin. Në vitin 2010 ajo bëri analizë të kockave, të cilat treguan se ishte tetë vjeçe. Në vitin 2012, sipas Natalisë, ia bënë prapë analizat e densitetit të kockave dhe u vërtetua se ishte 11 vjeçe.

Por një vendim gjyqi thotë se Natalia është në moshë madhore dhe ka lindur në Ukrainë në vitin 1989. Pas kësaj, Barnetët u shpërngulën në Kanada, i paguan Natlaias një apartament me qira dhe i prenë marrëdhëniet me të. Nga viti 2013 në vitin 2016, Natalia është rritur nga Anton dhe Sintia Bishop Mans, të cilët aplikuan në vitin 2016 për t’u bërë kujdestarët e saj, pasi ishte 13-14 vjeçe dhe e paaftë të kujdesej për veten. Majkëlli dhe Kristina Barnet u arrestuan në shtator dhe u akuzuan se kishin braktisur një të mitur, por ata këmbëngulin se ajo është në moshë madhore.

Aj.P

FOTO GALERI
3/14
Në vitin 2010 ajo thotë se bëri analizë të kockave, të cilat treguan se ishte tetë vjeçe. Në vitin 2012, sipas Natalisë, ia bënë prapë analizat e densitetit të kockave dhe u vërtetua se ishte 11 vjeçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA