Amber Luke, vetëm 24-vjeç ka shpenzuar plot 20.000 paund për të modifikuar trupin e saj, por ka zbuluar se është verbuar tre javë pasi ka bërë tatuazh sytë e saj, me bojëblu.

Por nuk ka qenë e vetmja ndërhyrje në trupin e 24-vjeçares nga Australia, ajo ka “vizatuar” plot 200 tatuazhe në trupin e saj si dhe ka ndarë gjuhën e saj në dysh! Amber gjithashtu ka kryer ndërhyrje në gjoksin e saj, ka fryrë mollëzat po ashtu edhe buzët.

Amber, e cila e quan veten “Dragon i bardhë me sy blu”, shprehet se ndërhyrja që bëri në sytë e saj ka qenë procedura më e vështirë që ajo ka hasur.

“Nuk mund t’ju përshkruaj se çfarë ndjenje është, sapo syri kontaktoi me ink-un dukej sikur artisti kapi në dorë 10 copa qelqi të mprehta dhe i fërkoi tek syri im”, ka thënë ajo.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA