Përmbytje në Durrës/ Fëmijët, vështirësi për të shkuar në shkollë. Vonohen tragetet

04/11/2019 12:58

Disa rrugë në Durrës edhe sot u gdhinë nën ujë. Reshjet bllokuan kanalizimet duke krijuar përrenj nëpër rrugë. Fëmijë e pleq u gjendën në vështirësi. Moti i keq ka shkaktuar edhe vonesa te trageteve, pasi deti i trazuar pengon lundrimin.

Në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel, gazetarja Vali Qyrfyci solli më shumë detaje mbi situatën në qytetin bregdetar.

Top Channel