Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Firshegan – Krutje.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Toshkëz. Një mjet fugon tip Iveco ka aksidentuar shtetasin Roland Liko rreth 50 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë plagë drejtuesi i motorit i cili është dërguar në spitalin e Lushnjës. I plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit.

Sipas mjekëve të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve të para të kryera në vendngjarje shkak i aksidentit ka qenë manovra e gabuar e drejtuesit të fugonit duke i zënë korsinë drejtuesit të motoçikletës.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA