Në lidhje me kërkesat për heqje dorë të gjyqtarëve dhe të pranuara nga kryetarët e gjykatave konstatohet se ka një numër të madh të tyre, pohoi anëtarja e KLGJ, Brunilda Kadi.

Shkaku i këtyre dorëheqjeve apo përjashtimeve evidentohet vetëm nga një pjesë e gjykatave edhe pse kërkohet që të jepet një shpjegim për to.

Kjo problematikë është më e dukshme në gjykatat e Elbasanit dhe Vlorës. Arsyeja për këtë gjë lidhet me një problem teknik që ka lidhje me sistemin e menaxhimit të çështjeve.

Kjo e dhënë raporton përsëri një problem të funksionimit të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve. Një pjesë e kësaj problematike mund të zgjidhet edhe nëpërmjet miratimit të rregullave të mënyrës së regjistrimit e ndarjes në short të çështjeve, duke shmangur automatikisht gjyqtarët e hetimit paraprak apo seancës paraprake nga gjykimi i themelit që pa u hedhur çështja në short etj”.

Nga raportimet konstatohet se numri i vendimeve për pranimin e kërkesave për përjashtim gjyqtari është shumë i vogël në raport me kërkesat e pranuar për dorëheqje, në disa gjykata mungojnë tërësisht vendimet për pranimin e kërkesave të palëve për përjashtim, me përjashtim të asaj të Vlorës e cila raporton 2438 vendime për përjashtim gjyqtari“., thuhet në raportim.

 

Top Channel