Young Zerka ishte i ftuar mbrëmë në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush LUAN”. Gjatë puntatës tepër zbavitëse kushtuar festës së “Halloween”, këngëtari mori pjesë në sfidën e “Paintball”, ku edhe u pyet se cili nga artistët nuk e meriton famën që ka.
Mes Dhurata Dorës, Ronela Hajatit, Alban Skënderajt, Ledri Vulës, Kastro Zizos, Dafina Zeqirit, Feros, Taynës, Rinës, Samanta Karavellës, Young Zerka zgjodhi Samanta Karavellën.
Kaq ka mjaftuar që Samanta të reagojë menjëherë në Instastory, ku edhe shkruan: “O Koçiii s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia…Eh pra pas një buri (pa rr) të sukseshëm fshihet një grua si e jotja!!!
Në internet nuk dokumentohet ndonjë debat mes Zerkës dhe Samantës, megjithëse mendimi i tij për këngëtaret duhet të jetë ndikuar nga debati i kësaj të fundit me Ronela Hajatin, që përflitet se është në një lidhje me Young Zerkën prej më shumë se katër vitesh.
Top Channel