Vazhdon kriza e rezultateve për Everton dhe Tottenham që edhe duelin mes tyre e mbyllën në një barazim që nuk i shërbeu asnjërës prej dy skuadrave për të ngritur kokë pas këtij starti të vështirë që i kanë bërë sezonit.

Por më shumë sesa për rezultatin 1-1, kjo sfidë do të mbahet mend gjatë për dëmtimin horror që pësoi Andre Gomes i cili theu këmbën e djathtë pas një ndërhyrjeje nga mbrapa që mori nga koreano-jugori Son Heung-Min në minutën 79-të.

Ky i fundit fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Atkinson i cili pasi pa dëmtimin e rëndë që pësoi ish-mesfushori i Barcelonës e nxorri me të kuq sulmuesin aziatik të Tottenham.

Veprimi i Son erdhi në shenjë hakmarrjeje pas një brylli që mori pa dashje nga Andre Gomes, por kur atë çfarë bëri koreano-jugori nuk u besonte syve dhe gati sa nuk i dilnin lot.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta pasi të gjithë futbollistët ishin nën shok ndërkohë që mjekët i erdhën në ndihmë portugezit. Nga superioriteti numerik përfitoi Everton që në minutën e 97-të barazoi rezultatin me turkun Cenk Tosun iu përgjigj golit të Dele Allit.

Me këtë barazim Tottenham u ngjit në kuotën e 13 pikëve, ndërkohë që Everton pozicionohet në vendin e 17-të me vetëm 11 pikë.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA