Dosja ‘Epstein’/ Zhduken 16 imazhe nga faqja e internetit e Departamentit amerikan të Drejtësisë, mes tyre fotoja e Trump. Demokratët kërkojnë transparencë 21/12 19:16
Pas tetorit të ngrohtë që mbushi plazhet çdo fundjavë, muaji nëntor ka hyrë me erë, re që premtojnë shi dhe dallgë në bregdetin e Durrësit.
Megjithatë pushuesit nuk e kanë braktisur plazhin dhe pse rrobat e banjës tashmë janë mbyllur në sirtarë.
Teksa dallgët përplasen në platformat pa kriter të betonit, ngritur përgjatë plazhit nga subjektet private, grupmosha të ndryshme shijojnë qetësinë dhe jodin e detit me një shëtitje, apo një kafe a drekë buzë Adriatikut të egërsuar.
Top Channel