Ajo njihet si mbretëresha e Halloweenit. Modelja Heidi Klum ka tejkaluar çdo lloj fantazie për veshjen e saj në këtë Halloween.

46-vjeçarja me prejardhje gjermane u dha miqve të saj një tronditje me kostumin e Halloweenit, duke u veshur si një person tronditës i sapo ardhur nga një planet tjetër.

Përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale gjithashtu u tregoi fansave për procesin e gjatë disa orësh, për shndërrimin në këtë personazh.

E gjithë puna e vështirë duket se u shpërblye, pasi ajo dukej absolutisht tmerruese teksa arriti në festën e Halloweenit, së bashku me burrin e saj, Tom Kaulitz.

Ylli gjerman e ka zakon që gjithnjë të befasojë me përzgjedhjet e saj për Halloween.

 

Në një moment, burri i saj hyri për ta parë gruan e tij teksa bëhej gati për Halloween dhe ajo i dha një puthje. Padyshim që shndërrimi i saj për këtë festë është komentuar shumë në rrjetet sociale.

 

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA