Juventusi po kërkon ta shesë sulmuesin Mario Mandzukic gjatë afatit dimëror.

Sipas mediave italiane “Zonja e Vjetër”, dëshiron 5.3 milionë euro për kroatin, por janë të hapur edhe për mundësinë e huazimit nëse nuk përfshihet mundësia me blerje.

Mandzukic refuzoi mundësinë për t’u transferuar në Katar, pasi dëshiron të qëndrojë në Evropë, transmeton KosovaPress.

Kroati pritet të largohet në ofertën e parë, pasi nuk ka luajtur këtë sezon në fanellën e kampionit të Italisë.

Klubet me më së shumti interesim janë Sevilla e Manchester United.

Top Channel