23/11 21:02
Armina Mevlani është komentuar gjithmonë për ndërhyrjet e saj estetike. Këto akuza ajo i ka hedhur poshtë duke postuar foto të ndryshme nga jeta e saj.
Këto foto vërtetojnë se blogeria që kur ka qenë adoleshente dhe deri më sot nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike dhe se vazhdon të gëzojë bukurinë e saj natyrale.
Së fundmi, Armina ka bërë një deklaratë të papritur në rrjetin e saj social “Instagram”.
“Më vjen keq t’iu zhgënjej djema! Kjo jam unë, e mbushur plot me lip fillers dhe botoks!“, shkruan blogeria në postimin e saj në Instastory.
Me siguri kjo është thjesht një ironi e Arminës ndaj thashethemeve që thuhen për të.
Top Channel