
Yuri Kim vazhdon detyrën në Byronë e Çështjeve Evropiane, por solidarizohet me 1300 kolegët e shkarkuar në DASH
13/07 22:17
Shtatë veta kanë vdekur në Filipine nga një tërmet i magnitudës 6.6, mes tyre një fëmijë 7 vjeç. 50 të tjerë janë lënduar.
Tërmeti shkaktoi ndërtesa të dëmtuara, rrëshqitje masive dheu dhe ka detyruar banorët të lënë shtëpitë e të qëndrojnë në rrugë.
Një djalë shtatë-vjeçar dhe babai i tij, 44, u goditën nga një shkëmb i madh në provincën Kotabato.
Një burrë 66 vjeç u vra nga rrëzimi i një kishe në Magsajsaj, sipas policisë vendase.
Top Channel